Mbarëvajtja e sezonit turistik, miratohet shpërblimi për efektivët e policisë

Efektivët e policisë së shtetit të përfshirë në mbarëvajtjen e sezonit turistik do të marrin një shpërblim prej 30 mijë lekësh me rastin e festave. Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi.

30.12.2025. 17:39

Mbarëvajtja e sezonit turistik, miratohet shpërblimi për efektivët e policisë

Punonjësit e Policisë së Shtetit në nivel vendor do të përfitojnë shpërblim financiar për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë menaxhimit të sezonit veror.

Sipas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shpërblimi u akordohet punonjësve me grada policore në strukturat vendore, si vlerësim për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik.

Në vendim theksohet se masa e shpërblimit është 30.000 (tridhjetë mijë) lekë për secilin punonjës përfitues.

Ky vendim synon të vlerësojë punën dhe sakrificën e efektivëve të policisë, të cilët gjatë muajve të verës kanë përballuar një ngarkesë të shtuar pune për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe lëvizjeve të shtuara në territor.

VENDIMI:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
URDHEROJ:
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)