Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Vjosë, i cili ka dalë nga shtrati në disa segmente në orët e mbrëmjes, duke krijuar rrezik për zonat përreth.
Përballë situatës, në terren ndodhen emergjencat civile të Bashkisë Vlorë, si dhe forca të policisë, të cilat po monitorojnë nga afër gjendjen dhe po marrin masa parandaluese.
Autoritetet lokale po punojnë për forcimin e argjinaturës, me qëllim shmangien e ndonjë çarje që mund të përkeqësonte situatën. Si masë sigurie, më shumë se 20 banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.
Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se reshjet e dendura do të vijojnë edhe të enjten, duke mbajtur të gjithë territorin e Shqipërisë në nivel rreziku për përmbytje. Sipas njoftimit zyrtar, 10 nga 12 qarqet e vendit pritet të preken, konkretisht Shkodra, Dibra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)