Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe disa institucione të tjera, në lidhje me situatën e krijuar në qark si pasojë e përmbytjeve.
Sako dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Durrës akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas Kuçanës, kryebashkiakja dhe persona të tjerë në institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve.
Prej disa ditësh Durrësi është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe problematika në shumë zona.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)