Një person rezulton i zhdukur në Klos, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ra në përrua. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, rreth orës 01:00. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, pasagjerin e mjetit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit është Jurgen Karaj.
Rrethanat e aksidentit mbeten për tu zbardhur plotësisht, ndërsa nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mendohet se në automjet kanë qenë 2 deri në 3 persona, teksa dyshohet se ka edhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në operacionin e kërkimit dhe në nxjerrjen e automjetit. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)