I dehur në timon, braktisi shokun që e mori rrjedha e përroit në Klos

Policia arreston 24-vjeçarin, Andi Llosha, pas aksidentit tragjik në fshatin Dars të Klosit. Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin e zhdukur.

10.01.2026. 10:00

I dehur në timon, braktisi shokun që e mori rrjedha e përroit në Klos

Pas aksidentit të rëndë në fshatin Dars të Klosit, ku makina ra në përrua dhe një 30-vjeçar rezulton i zhdukur, pasi dyshohet që e ka marrë rrjedha e ujit, policia arrestoi 24-vjeçarin Andi Llosha. Sipas njoftimit zyrtar të forcave të rendit, i riu ishte në timon dhe u largua nga vendngjarja.

Nga veprimet hetimore është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, banues në fshatin Fullqet, Klos. Pasi e kanë lokalizuar, shërbimet e Policisë e kapën dhe e arrestuan 24-vjeçarin. Testi i alkoolit rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se ai e drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se në automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues po në Fullqet, i cili mendohet se është marrë nga rrjedha e përroit pas aksidentit. Polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me Policinë dhe shërbimin zjarrfikës vijojnë kërkimet për pasagjerin e zhdukur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)