Posti i Kryeinspektorit të përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen

E ushtronte funksionin prej vitit 2016, kur ishte larguar nga detyra si Prokuror i Shkodrës.

15.01.2026. 14:27

Posti i Kryeinspektorit të përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen

Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, funksion që e ushtronte që prej korrikut të vitit 2016. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, ndërsa arsyet e largimit të tij nuk janë bërë ende publike.

Në rrjetet sociale, ai falënderoi bashkëpunëtorët, teksa renditi arritjet në reformën ligjore. “Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve. Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, të shfuqizuara në komisionin e shqyrtimit të ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparencë”, shkruante Hajdari.

Ai vijoi: “Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm, do të marrë fund!”. Shkëlqim Hajdari është ish-prokuror me mbi 20 vjet karrierë në sistemin e drejtësisë. Para marrjes së detyrës si Kryeinspektor i Përgjithshëm, deri në vitin 2016 ai shërbeu si Prokuror i Shkodrës, post nga i cili dha dorëheqjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)