Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 20 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nën masa të rrepta sigurie kanë mbërritur sot në Vlorë, Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka, të cilët janë edhe investitorët që do të transformojnë ishullin e Sazanit në një vend pushimi elitar.
Dy vizitorë specialë kanë mbërritur paraditen e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka, të shoqëruar nga forcat e policisë dhe nën masa të rrepta sigurie janë vendosur në një nga hotelet e zonës së Ujit të Ftohtë.
Kushner shoqërohet edhe nga një delegacion, ndërsa mësohet se do të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar për projektin transformues që ai ka propozuar për ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.
Investimi për shndërrimin e Sazanit në një ishull elitar do të kushtojë 1.4 miliardë euro. Aty në një sipërfaqe prej 45 hektarësh planifikohet të ndërtohet një bllok vilash dhe një hotel i brendit Aman, klientët të së cilit janë edhe Mark Zuckerberg, Bill Gates e Kardashians.
Ishulli me sipërfaqe 566 hektarë, është kërkuar edhe më herët për qëllime investimi, por të gjitha projektet ishin kthyer mbrapsht deri në momentin që u propozua oferta nga Kushner dhe Ivanka Trump.
Në projektin zhvillimor që parashikon ngritjen e restoreve turistike elitare në ishull dhe brigjet e Zvërnecit, do të jetë aksioner edhe shteti shqiptar përmes kompanisë “Albanian State Development & Real Estate”.
Kompania u krijua më 26 qershor dhe u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën, ku kaluan disa ditë me fëmijët e tyre.
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetase braziliane për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë gjatë arrestimit janë proceduar dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar blloqe shënimesh, pasaportat e tyre dhe tetë celularë.
08:39 35 min më parë29.01.2026.
Autori
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 11 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 11 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 13 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 14 h më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 14 h më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 15 h më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 15 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)