Zvërneci mbushet me flamingo, kryeministri Rama ndan video

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shihet një koloni e madhe me flamingo në zonën e Zvërnecit.

16.02.2026. 07:52

Zvërneci mbushet me flamingo, kryeministri Rama ndan video

Flamingot kanë pushtuar lagunën e Zvërnecit, duke i dhënë kësaj zone të mbrojtur bregdetare një pamje mbresëlënëse dhe plot jetë.

Prania e tyre ka krijuar një spektakël të vërtetë natyror, që tërheq vëmendjen e vizitorëve dhe dashamirësve të natyrës.

Pamjet e këtij momenti të veçantë janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa çaste nga prania e flamingove në lagunë, të shoqëruara me përshkrimin e shkurtër: “Sot në Zvërnec”.

Flamingot janë shpendë ujorë të njohur për ngjyrën rozë dhe për jetesën në koloni të mëdha. Lloji më i përhapur në Evropë është Greater flamingo (Phoenicopterus roseus).

Ato janë shpendë shtegtarë të pjesshëm dhe lëvizin në varësi të kushteve klimatike, nivelit të ujit dhe ushqimit.

Gjatë dimrit, shumë koloni zhvendosen drejt zonave më të ngrohta. Fluturojnë në grupe të mëdha, shpesh natën, në lartësi të konsiderueshme dhe në formacione të çrregullta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)