Rruga drejt Thethit vijon e mbyllur, ARRSH: Frikë për ortekë

Reshjet e borës dhe frika nga ortekët ka bërë që aksi rrugor drejt Thethit të qëndrojë i mbyllur gjatë natës. ARRSH njofton drejtuesit se do të lajmërojë kur rruga të jetë e hapur.

16.02.2026. 08:07

Rruga drejt Thethit vijon e mbyllur, ARRSH: Frikë për ortekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe rrezikut të lartë për ortekë, aksi rrugor drejt zonës malore të Thethit do të vijojë të jetë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku shihen dhe kushtet e vështira me të cilat po përballen kontraktorët, ARRSH sqaron se ndërhyrja për momentin është e pamundur pasi aktivizimi i mjeteve të rënda mund të shkaktojë rrëshqitjen e shtresave të dëborës.

Kështu që, për motive sigurie është vendosur që të ndalohet qarkullimi në këtë aks rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve se do të lajmërojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)