Masakra për një kafe në Manëz, dorëzohet pas 4 muajsh në arrati Gëzim Allçi
31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës pas katër muajsh në arrati.
13:15 1 ditë më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
KESH përditëson situatën e prurjeve në Kaskadën e Drinit, duke bërë të ditur se janë bërë shkarkime, por situata është nën kontroll që të mos përmbytet zona e nënShkodrës.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka përditësuar situatën e prurjeve në Kaskadën e Drinit, duke theksuar se, megjithëse janë kryer shkarkime të detyruara nga hidrocentralet, situata mbetet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përmbytje në zonën e nënShkodrës.
Sipas KESH, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë aktualisht të larta, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në 24 orët e fundit.
“Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë relativisht të larta, si pasojë e reshjeve të shiut dhe e prurjeve shumë të larta hidrike. Këto prurje rezultojnë të jenë në vlerat më të larta të mesatares shumëvjeçare të regjistruar. Kapacitetet rezervuese të liqeneve të Kaskadës së Drinit janë në limitet e tyre dhe për këtë arsye jemi të obliguar të mbajmë në kuota disi të larta në shkarkime, në raport me prurjet e shumta hidrike në kaskadë”, bën të ditur KESH.
Megjithatë, KESH garanton se shkarkimet nuk e tejkalojnë nivelin e prurjeve natyrore dhe pritet që ato të reduktohen në orët në vijim.
“Sidoqoftë, këto shkarkime nuk janë asnjëherë më të larta se prurjet natyrore. Konkretisht është shkarkuar 70–90 për qind e prurjeve ujore në kaskadë, shkarkime këto që në orët në vazhdim do të vijnë duke u reduktuar”, thekson KESH.
Korporata bën të ditur se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim minimizimin e rrezikut nga përmbytjet në zonën e nënShkodrës, duke garantuar transparencë të plotë me publikun dhe autoritetet vendore e qendrore.
Dhe pse hapja e rrugës Librazhd- Pogradec ishte programuar për këtë të hënë, ARRSH njofton se rruga nuk do të hapet, pasi sërish janë shfaqur probleme në zonën e Arrat e Gurrës.
12:46 3 min më parë23.02.2026.
Autori
Udhëtimi me helikopterin e Forcave të Armatosura për të shoqëruar grupin e investitorëve ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.
12:29 20 min më parë23.02.2026.
Autori
Deri në orën 17:00 mbeten pa furnizim me energji elektrike zonat Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, si dhe HEC-i Xhyrë.
12:16 33 min më parë23.02.2026.
Autori
Opozita ka kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Balluku të bëhet me dyer të hapura. Gazment Bardhi tha se mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor.
11:21 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Dy persona janë arrestuar teksa policia e Shkodrës ka zbuluar me dron vendndodhjen ku ata mbanin një arsenal armësh dhe kanabis.
10:27 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Pritej zgjidhja e situatës dhe hapja e segmentit, për arsye sigurie autoritetet e kanë bllokuar plotësisht. Është e pakalueshme si për mjetet, ashtu edhe për njerëzit.
10:14 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Policia e Vlorës përmes operacionit "Brotherhood", ka zbuluar 57 kg kanabis dhe armë zjarri si dhe ka vënë në pranga dy persona.
09:31 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim dy të rinj nga Durrësi pasi gjatë një konflikti në një lokal në qytetin e Burrelit, kanë dhunuar me sende të forta një 34-vjeçar.
09:20 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Këshilli i Mandateve është mbledhur këtë paradite për autorizimin e kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
07:34 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)