Paralajmërimi i SHBA për sulme iraniane në Shqipëri, PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurimit! Hoxha: Nuk është alarmuese
Pas alarmit të dhënë nga ambasada e SHBA në Tiranë për shënjestrim nga Irani të vendeve në Shqipëri, deputeti demokrat Tritan Shehu kërkoi nga Kuvendi që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për masat e mara në këtë drejtim, por ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha tha se s'ka vend për alarm.
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar në seancën plenare të radhës që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për masat e mara pas alarmit të dhënë një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë për shënjestrim nga Irani të vendeve në Shqipëri.
Ai tha se duhet të merret në konsideratë ai alarm dhe se edhe presidenti do të duhet të mbledhë Këshillin e Sigurimit.
"Nuk mund ta kalojmë ne si Parlament me mendjelehtësi, siç ishte e domosdoshme sot që kryeministri i Shqipërisë përpara parlamentit shqiptar të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet për të sqaruar këtë parlament për çfarë po ndodh, ça mase janë marrë ku po ecet se realisht nuk po shoh as nga qeveria e as nga presidenca për mbledhjene e këshilit të siguris kombëtare. Nuk mund ta kalojë qeveria duke thënë një hamendje që nuk jemi informuar", tha Tritan Shehu.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me SHBA-në, si dhe opozitën iraniane.
Edhe Fatmir Mediu kërkoi nga Presidenti që të mbledhë Këshillin e Sigurimit, ndërsa ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se nuk ka arsye për tu alarmuar.
"E vlerësoi shqetësimin e deputetit Shehu. Dua të sigurojë gjithëkënd, ne i ndjekim me shumë vëmendje si deklarata e partnerëve tanë këtu, jemi në kontakt me ata këtu dhe në Uashington, partnerë të tjerë në NATO, diskutime që bëhen në forma të ndryshme. Vlerësimi që kemi sot duke ndjekur me përgjegjësi të gjitha deklaratat është që nuk ka arsye të jemi të alarmuar", tha Hoxha.
Edhe ministri Ermal Nufi reagoi për mediat para se të hynte në seancë plenare.
"Besoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Ambasada ka bërë njoftimin e saj për të marrë masa për më tepër kur bota është në një moment të vështirë. Besoj se kjo kërkesë ka shkuar në të gjithë ambasadat e SHBA në Evropë. Po e morët vetëm për Shqipërinë ky nuk është informacion i saktë", tha ai.
Kujtojmë se ditën e djeshme Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me SHBA-në, si dhe opozitën iraniane.
"Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar", thuhej në njoftim.
Që kur nisën sulmet para vetë opozita iraniane që ndodhet në kampin 'Ashraf 3' në Manzë reagoi duke i cilësuar si propagandë raportimet për një sulm të mundshëm me raketa ndaj këtij kampi.
“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt”, u shpreh zëdhënësi i kampit 'Ashraf 3'.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Zëdhënësi i MEPJ-së, Alteo Hysi ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet për largimin e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, pasi ky i fundit është shprehur hapur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.
Prokuroria e Sarandës ka bërë të ditur se është proceduar penalisht një oficer i policisë gjyqësore, i dyshuar si i përfshirë në veprime korruptive. Bëhet fjalë për oficerin Edmond Ruçi, i cili po hetonte një rast të kanabisit, ku dy personave u ishte gjetur në automjet një sasi lënde narkotike.
Gjatë këtij procesi janë identifikuar një numër shkeljesh të Kodit Zgjedhor dhe janë propozuar masa ndëshkuese për rreth 20 subjekte politike dhe kandidatë.
Bashkia e Lushnjës po përgatit gjithashtu një projektvendim për të kompensuar tregtarët e dëmtuar nga zjarri, i cili pritet të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.
Viktima, Heidije Bajrami, është përplasur nga një automjet tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Për shkak të goditjes së fortë, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda.
Nga ana tjetër, ai kritikoi ashpër drejtimin aktual politik në vend, të cilin i akuzoi si të papërgatitur për sfidat e epokës së inteligjencës artificiale.
Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme thekson se jo çdo angazhim institucional bëhet publik menjëherë apo reflektohet në deklarata mediatike dhe rrjete sociale.
Sipas Bardhit, autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni të situatës, ndërsa pretendon se të rinjtë janë lëvizur nga kufiri me Shqipërinë drejt Kumanovës dhe më pas pranë kufirit me Serbinë
Në vendimin e mëparshëm, Sonila Qato ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dënim që më pas ishte konvertuar në 60 orë punë në shërbim të publikut.
Komente (0)