Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar së fundmi raportin e tij për Shqipërinë, i cili ka në lupë ecurinë ekonomike të vendit.
Përmes këtij raporti, FMN vlerëson se Shqipëria ka një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, kjo edhe për shkak të kombinimit të duhur të politikave fiskale dhe monetare.
Sipas FMN, rritja ekonomike në Shqipëri mbështetet te turizmi si dhe rënia e inflacionit dhe borxhit publik.
"Pas një mesatareje prej 4.3 përqind në periudhën pas pandemisë, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 3.5 përqind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 për qind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros. Efektet direkte nga tarifat e SHBA-së janë minimale, ndërsa efektet indirekte nga masat tregtare globale dhe pasiguria gjithashtu duken të kufizuara deri më tani. Pavarësisht njëfarë moderimi, turizmi vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik", evidenton FMN.
Por përveç anëve pozitive, FMN komenton dhe ligjin e ri për Paqen Fiskale. Në këtë kuadër, FMN komenton edhe nismën e “Paqes Fiskale”.
“Marrëveshja ‘Paqja Fiskale’, e cila ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore”, thuhet në deklaratën e Bordit të FMN-së.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)