Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 10 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dy automjete u dogjën qëllimisht në lagjen “Iliria” në Shkodër, ndërsa hetimet e policisë çuan në arrestimin e një 19-vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën armë zjarri, municion dhe lëndë narkotike.
Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Iliria” në Shkodër, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 9 dhjetorit 2025, duke çuar në arrestimin e një 19-vjeçari dhe procedimin penal të një të mituri si bashkëpunëtor.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas hetimeve intensive, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Traces”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër. Ai dyshohet se ka qenë autori kryesor i djegies së dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D.
Në të njëjtën kohë, ndaj një 16-vjeçari ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi prova të rëndësishme materiale, përfshirë veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri tip mitraloz i lehtë, municion luftarak, si edhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Hetimet paraprake kanë dokumentuar lidhjen e autorëve me ngjarjen përmes provave të siguruara në terren dhe veprimeve hetimore të kryera pas djegies së automjeteve.
Janë identifikuar dy shqiptarët që humbën jetën në një aksident tragjik në Cuneo të Italisë.
21:07 58 min më parë30.01.2026.
Autori
Autoritetet turke kanë vënë në pranga vëllanë e “Visit të Pojës” i kërkuar në Itali për trafik droge.
20:37 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij. Teksa bëhet një vit nga arrestimi i tij, kryebashkiaku kërkon zëvendësimin e masës, kërkesë që vjen pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 31 tetor.
20:10 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41 vjeçare e cila akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit.
17:47 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë pasi akuzohet se shiste mallra me logo të falsifikuara të firmave të njohura ndërkombëtare.
17:28 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Është arrestuar në Greqi shtetasi Kostandin Nishku, i cili 29 vite më parë vrau për hakmarrje një të mitur në Gramsh.
17:11 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarëve që të mos bien pre e disa mashtrimeve online që janë shfaqur së fundmi për dhënie kredie.
16:54 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-presidenti Ilir Meta e cilësoi sërish si drejtësi me regji vendimin e Apelit të GJKKO për të lënë të pandryshuar masën e tij të sigurisë.
16:36 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.
16:21 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)