Një 54-vjeçar, punonjës i shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit u arrestua pas një operacioni policor ku iu gjet sasi kanabis në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Policia e Korçës ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-vilave ne Pogradec, ku u arrestua një 54-vjeçar, punonjës i shërbimit zjarrfikës në bashkinë e këtij qyteti.
Blutë sqarojnë se 54 vjeçari dyshohet se përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Atij i është sekuestruar një sasi kanabisi dhe një shumë parash.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec). Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informon policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)