Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar në Pogradec. Mësohet se një 12-vjeçare me banim në fshatin Piskupat është përdhunuar me forcë nga një i moshuar, i njohur i familjes së saj dhe si pasojë e kësaj marrëdhënieje të padëshiruar, e mitura rezulton të jetë shtatzënë.
Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar rastin. Të shqetësuar nga ndryshimet fizike të së bijës, ata e kanë dërguar 12-vjeçaren për ekzaminim në Spitalin e Korçës, ku mjekët kanë konfirmuar se e mitura është në javën e 22-të të shtatëzënisë.
E mitura është pyetur në prokurori në praninë e psikologut, ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.
NeësmaxBalkans mëson se 67-vjeçari që pasi ka kryer aktin e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen. Ai është vënë në pranga nga policia dhe grupi hetimor i ngritur për rastin në fjalë tashmë po kryen veprimet për zbulimin e rrethanve të ngjarjes, duke marrë në pyetje familjarë të vajzës dhe të moshuarit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)