Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar nga banesa e tij pa lënë adresë, në prag të ndërrimit të viteve.
Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është lokalizuar dhe konstatuar pa shenja jete. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të vdekjes, as vendi i saktë ku ai u gjet, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe organet kompetente po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)