Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 janar seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të bashkëpandehurve të tij.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për Veliajn. Përmes një e-maili, ajo ka kërkuar shtyrje të seancës duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.
Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm as vetë kryebashkiaku Veliaj. Mësohet se ai nuk është shoqëruar nga IVEP Durrës drejt GJKKO, çka u bë një tjetër shkak për moszhvillimin e seancës.
Kjo është herë e disatë që seanca paraprake shtyhet për këtë çështje, ku kryebashkiaku i Tiranës është marrë i pandehur nga SPAK për vepra të ndryshme penale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)