Heqje e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon kërkesën e çiftit Malltezi

Kërkesa e çiftit Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha për heqjen e sekuestros së pasurive është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

16.01.2026. 10:44

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarme trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, njofton gjykata.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)