Makina "fluturoi" nga Ura e Dajlanit, arrestohet drejtuesi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga drejtuesin e BMW, Arbër Xhaxhaj që shkaktoi vdekjen e 18-vjeçares Vikena Greku.

16.01.2026. 13:44

Makina "fluturoi" nga Ura e Dajlanit, arrestohet drejtuesi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga drejtuesin e BMW, Arbër Xhaxhaj që shkaktoi vdekjen e 18-vjeçares Vikena Greku. 

Makina ra nga Ura e Dajlanit pasi humbi kontrollin në 30 metra lartësi. Për pasojë e reja humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili u konstatua në gjendje të dehur, dhe dy këmbësorë u plagosën. 

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin në gjendje të dehur, duke u përplasur me barrierat anësore të urës dhe duke rënë nga ajo.

Aktualisht, 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)