SPAK aksion në “Myslym Shyri”, merr pjesë dhe drejtuesi i BKH

SPAK ndërmorri një aksion në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Sipas të dhënave u godit një call center që mashtronte të huajt.

16.01.2026. 19:43

SPAK aksion në “Myslym Shyri”, merr pjesë dhe drejtuesi i BKH

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion raportohet të ketë organizuar një operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, fokusi i aksionit ishte goditja e një biznesi Call Center që dyshoher se mashtronte shtetas të huaj.

Operacioni u mbështet nga Policia e Shtetit, teksa i pranishëm ishte dhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Ai u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe deri në këto momente nuk ka të dhëna për personat e arrestuar.

Pritet një deklaratë e policisë së shtetit dhe SPAK për të zbuluar më shumë detaje nga ky aksion.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)