Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.
Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019 në zonën e Porcelanit, GJKKO ka shpallur të pafajshëm, Elis Dukën, vëllain e kreut të klanit “Duka”, pasi nuk u provua që të ketë kryer vepër penale.
Sakaq janë dënuar me nga 25 vite burg, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltjan Loga. Më herët për këtë ngjarje ishin dënuar me 25 vite burg Blendi Teta dhe 26 vite heqje lirie, Ilir Selmani.
Kujtojmë se Leonard Duka u arrestua në Belgjikë në maj të vitit 2024 në Belgjikë me porosi të Shqipërisë dhe u ekstradua në vendin tonë, ku ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor në mungesë.
Duka dhe grupi i tij ekzekutuan ish-punonjësin e Policisë së Tiranës mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko”, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në lëvizje, në drejtim të makinës së 26-vjeçarit.
Blendi Teta do të vijojë të qëndrojë pas hekurave për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, si një ndër të akuzuarit për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko.
Dy ditë më parë në Gjykatën e Posaçme u përball me Leonard Dukën edhe nëna e të ndjerit, e cila u kërkoi togave të zeza dënim me vdekje për të pandehurin. Sipas saj Leonardi ishte personi që i kishte ekzekutuar djalin.
“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Më solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin e me tha që nuk kam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, kishte thënë ajo në sallën e gjyqit.
Vetë Duka ishte shprehur se ishte i pafajshëm dhe ka pretenduar se gjithçka është e montuar nga policia.
“Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mark Rutte ka nisur vizitën zyrtare në Shkup, e para si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe më pas nga presidentja e vendit. Gordana Siljanovska-Davkova.
Zëdhënësi i kampit të muxhahedinëve në Manzë, Shahriar Kia ka reaguar pas lajmeve se Irani mund të godasë Shqipërinë. Ai totë se nuk ka kapacitetin teknike për këtë.
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë në rritje në rajon, autoritetet shqiptare kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që ndodhen aktualisht në Iran.
6 vite burg për ish-zyrtarn Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, nga gjykimi i shkurtuar do të kryejnë dënim për 4 vite. Marsela Sejranaj u dënua përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg.
Në vitet e para të pluralizmit, Dosti ishte ndër figurat që ndihmuan në konsolidimin e profilit të djathtë të Partisë Demokratike, që u krijua pas rënies së regjimit komunist.
Gjatë ditës së parë u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa në vijim u evidentuan edhe 20 predha të tjera, duke e çuar numrin total në 160.
Komente (0)