Peshkatari e pëson keq... nga korani, ndalohet sasia e kapur

Policia e Korçës ka nisur hetime për një peshkatar në Pogradec, të cilit i është gjtur një sasi prej 22 kg koran, peshk i cili në këtë periudhë është i ndaluar të peshkohet.

14.02.2026. 15:52

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale "Peshkimi i ndaluar" për shtetasin: Y. J., 50 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec. Ky shtetas u kap nga strukturat e mësipërme në bregun e liqenit, në afërsi të fshatit Udënisht, Pogradec, me një sasi prej 22.35 kg peshk i llojit Koran, të cilin dyshohet se e ka peshkuar në liqenin e Ohrit, Pogradec, në periudhën që peshkimi i këtij lloji peshku, është i ndaluar", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)