Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet autori shqiptar, po arratisej me ‘Range Rover', bashkë me familjen
Policia në Itali ka vënë në pranga 20-vjeçarin shqiptar Renato Xyke si autorin e dyshuar të vrasjes së Kevin Muharremit, në Montecalvoli, ditën e djeshme. I riu po tentonte të arratisej kur u ndalua pranë Arezzos, duke drejtuar një makinë 'Range Rover', që besohet se u përdor në ngjarje.
Policia italiane ka zbardhur në kohë record vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar, Kevin Muharremi, i cili u qëllua tre herë me armë zjarri, teksa ndodhej si pasagjer në një automjet tip “Fiat Doblo”.
Mediat italiane raportojnë se për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Montecalvoli, është arrestuar si autor i dyshuar 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke. I riu u ndal nga oficerët e policisë rrugore në autostradën A1, teksa po drejtonte një “Range Rover”, të cilin e përdori për t’u largua nga vendi i ngjarjes.
Mjeti ishte duke ikur në drejtim të Romës, kur u ndalua nga oficerët pranë Arezzos dhe 20-vjeçari nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.
Policia kishte bërë postbobllok në zonë pasi kishin marrë një informacion, i cili ishte dërguar në të gjitha forcat e policisë, duke detajuar targën dhe markën e makinës së autorit dhe kur e panë të kalonte, e ndoqën dhe e ndaluan.
Ajo çka ka lënë pa fjalë policinë italiane, ishte se në makinë bashkë me Renato Xyken, ndodheshin edhe prindërit dhe motra e tij, të cilët me sa duket po e ndihmonin të arratisej e të humbte gjurmët në Romë.
Kush ishte viktima?
Foto: Facebook
Kevin Muharremi punonte në një lavazh makinash dhe jetonte në Fuceçhio. Nëna dhe motra e tij jetojnë në Shqipëri, ndërsa ai qëndronte me kushëririn e tij, i cili ishte gjithashtu në makinë me të kur Xyke i mori jetën.
Miqtë dhe të afërmit e kanë përshkruar Kevin Muharremin përshkruhet si një i ri i mirë, serioz dhe punëtor. Një 25-vjeçar i integruar në mënyrë të përkryer që jetonte në zonën e Cuoios me disa të afërm, përfshirë një teze dhe kushërinj. Njëri prej tyre ishte ulur në sediljen e pasme të makinës në të cilën i riu u vra me tre të shtëna me armë zjarri. Nëna dhe motra e tij, të cilat jetojnë në Shqipëri, morën avionin e parë për në Itali sapo dëgjuan lajmin, ndërsa krimi tronditi komunitetin.
Si ndodhi vrasja?
Foto: Facebook
Tragjedia sipas La Nazione ndodhi pas një grindjeje në një bar. Hetuesit ende po shqyrtojnë detajet e ngjarjes, por pamja që del është ajo e një krimi për arsye banale. Një grindje brenda një bari në Capanne, në komunën e Montopoli Valdarno, është ajo që i kushtoi jetën 25-vjeçarit.
Tre të shtënat me armë zjarri i morën jetën 25-vjeçarit. Krimi ndodhi në agim, teksa i riu ndodhej në sediljen e pasagjerit të një makine “Fiat Doblò”. Dy personat e tjerë në makinë, shoferi dhe kushëriri i viktimës, i cili ishte në sediljen e pasme, mbetën të padëmtuar. Të shtënat duket se i paraprinë grindjes në barin, në Capanne. Mbetet për t'u parë nëse ka pasur një ndjekje midis dy makinave, apo nëse personi që qëlloi është shfaqur më vonë në Montecalvoli. “Range Rover-i” është ndalur pranë Fiat Doblò-s, dhe më pas autori ka shtënë mbi Kevin. Banorët e fshatit, duke dëgjuar të shtënat dhe të alarmuar nga britmat e të rinjve në makinë me viktimën, telefonuan karabinierët dhe shërbimet e emergjencës, të cilët ofruan ndihmën e parë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Presidenti i SHBA, i cili më 14 qershor pritet të festojë 80-vjetorin e lindjes është shfaqur vazhdimisht energjik dhe në formë më të mirë fizike në publik, krahasuar me paraardhësin e tij, Joe Biden.
Zapatero, i cili drejtoi qeverinë spanjolle për dy mandate nga viti 2004 deri në 2011, është përfshirë në hetimet mbi mënyrën e shpëtimit financiar të kompanisë ajrore “Plus Ultra”, operacion i akuzuar për përdorimin e fondeve publike.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve.
Policia e Velipojës pas publikimt të pamjevet të një tëriu që lundronte me JetSki jashtë perimetrit të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe gjobitjen e tij. Sakaq, bëhet e ditur se janë intensifikuar kontrollet në kuadër dhe të nisjes së sezonit veror.
Zjarri ka përfshirë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e së mërkurës, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të shërbimeve emergjente.
Katër persona, mes tyre dy turistë janë plagosur mesditën e kësja të mërkure në Fier. Ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në fshatin Mbrostar Ura, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
I dyshuari në bashkëpunim me persona të tjerë ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes skemave mashtruese ku përdorej emri i Postës Shqiptare.
Komente (0)