Kishte hyrë për të vjedhur, hajduti shqiptar ngel në hekura dhe humb jetën

Policia italiane vijon hetimet në lidhje me vdekjen e një shtetasi shqiptar, i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një vilë në zonën e Arezzos.

Burimi: Tgcom

16.02.2026. 11:43

Kishte hyrë për të vjedhur, hajduti shqiptar ngel në hekura dhe humb jetën

Policia italiane vijon hetimet në lidhje me vdekjen e shtetasit shqiptar Arben Cristea, i cili humbi jetën gjatë një tentative grabitje në një vilë në kodra jashtë Arezos.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shqiptari 46 vjeçar, në tentativë për t’u arratisur ka mbetur në një gardhë me hekura dhe ka dëmtuar disa pjesë të trupit dhe për këtë arsye ka ndërruar jetë nga gjakderdhja.

Gardhi i vilës, po ashtu ishte pjesërisht i elektrizuar për të parandaluar derrat e egër dhe kafshët e tjera të egra të futeshin në të mbjella.

Policia ka përjashtuar pretendimet se vdekja e shqiptarit ka lidhje me të shtënat në ajër nga kunati i pronarit të vilës, një avokat 75-vjeçar, i cili qëlli me armë për të trembur hajdutët.

Ndërkohë që hetimet vijojnë për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Viktima Arben Cristea ishte banor i paligjshëm në Itali dhe ka disa dënime të mëparshme për krime kundër pronës. Hetimet nuk kanë identifikuar një adresë specifike ku ai qëndronte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)