Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
I arrestuari është shtetasi Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2021.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” këtij shtetasi, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)