Në qeli prej një viti, Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

Në burg prej një viti, Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj.

24.02.2026. 15:08

Në qeli prej një viti, Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Vendimi u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova. Apeli shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Veliaj kundër vendimit të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kryebashkiaku kishte kërkuar zëvendësimin e masës “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, me një masë më të butë sigurie, si “Garancia pasurore” sipas nenit 236, ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të të njëjtit kod.

Në njoftimin zyrtar, Apeli bëri me dije se vendosi miratimin e vendimit të shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn.

Me këtë vendim, kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë të qëndrojë në burg, ndërsa procesi ndaj tij vazhdon në vijimësi të procedurave ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)