Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën 49 vjeçari në Shkodër

Një burrë 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Grudë të Re.

26.02.2026. 16:51

Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën 49 vjeçari në Shkodër

Një 49 vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi aksidentalisht ra nga çatia e shtëpisë së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në banesë e viktimës me inicialet K.Gj. në fshatin Grudë e Re.

49 vjeçari është transportuar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)