Rreth orës 21:10 në Shkodër, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, dyshohet se shtetasi Izvin Gucia ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur Genc Hoxhën, 45 vjeç, i cili ka marrë lëndime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndjekjen për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e plotë të motivit pas sulmit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)