I moshuari vrau gruan dhe veten, identifikohen viktimat në Roskovec

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman, ku tashmë banesa e çiftit të ndjerë është rrethuar nga forca të shumta të policisë, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.

24.03.2026. 16:40

I moshuari vrau gruan dhe veten, identifikohen viktimat në Roskovec

Shefit dhe Dashuri Rrapaj janë viktimat e krimit në familje që tronditi mesditën e kësaj të marte qytezën e Roskovecit. Sipas informacioneve paraprake, 80-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri në banesë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman, ku tashmë banesa e çiftit të ndjerë është rrethuar nga forca të shumta të policisë, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.

Fqinjët dhe banorët e zonës kanë bërë me dije për mediat se çifti Rrapaj kishin pasur konflikte të mëhershme verbale.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan të moshuarin drejt aktit të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)