Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Kosani”, duke goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Gjatë kontrollit në një banesë të vjetër në përdorim të tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Po ashtu, policia sekuestroi edhe një automjet me targa të huaja si dhe dy motobarka, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)