Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fieri, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, në rrethana që po hetohen nga autoritetet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Portez, ku viktima, Taulant Halka, është konstatuar pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara nga armë zjarri në trup. Ai ishte punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, megjithatë hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur kryerjen e veprimeve procedurale, si dhe mbledhjen e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)