Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi 57-vjeçar dëshmon para policisë: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

57-vjeçari i identifikuar si Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij.

03.05.2026. 20:31

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi 57-vjeçar dëshmon para policisë: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Një aksident tragjik i ndodhur mesditën e kësaj të diele në Durrës ka tronditur opinionin publik, pasi dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

57-vjeçari i identifikuar si Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor. Burime bëjnë me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij.

Sipas të njëjtave burime, gjatë marrjes në pyetje, ai ka shprehur tronditje të thellë për pasojat e aksidentit dhe ka deklaruar.

“Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur”, ka thënë ai para hetuesve.

Burime bëjnë me dije se Radaçi ishte një shqetësim i vazhdueshëm për banorët. Ata kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Madje, vetëm një ditë para aksidentit tragjik, një banor kishte arritur të shmangte për pak një përplasje, ndërsa ndodhej së bashku me nipin e tij të mitur.

Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)