Prokuroria e Posaçme ka vijuar me veprimet hetimore në lidhje me dosjen që përfshin ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në kuadër të këtij hetimi, në ambientet e SPAK është paraqitur për të dhënë shpjegime Agron Tare.
Ai është marrë në pyetje nga prokurorët për rrethana që lidhen me çështjen në fjalë. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë së tij. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se organi i akuzës ka kërkuar të dëgjojë edhe ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare, por ai ende nuk i është përgjigjur thirrjes së SPAK.
Hetimet ndaj Belinda Ballukut lidhen me dyshime për shkelje të mundshme në procedura tenderash në sektorin e infrastrukturës rrugore, si dhe verifikime mbi pasurinë e saj. Ndaj saj janë vendosur më herët masa sigurie që përfshijnë ndalimin e daljes jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)