Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, në banesën e tij në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:05 familjarët kanë konstatuar trupin e pajetë të shtetasit A. G., rreth 42 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit që mbante për shkak të detyrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer këqyrjen e banesës dhe kanë sekuestruar armën e shërbimit për ekspertizë.
Trupi i pajetë është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës, e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e çdo piste të mundshme, ndërsa paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)