Rama mbledh PS e Tiranës për fundvit, ngre dolli për punën e çdo anëtari

Me rastin e festive të fundvitit, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me anëtarë të Partisë Socialiste dhe drejtues të strukturave të PS-së në Tiranë, ku i falenderoi për punën e tyre.

30.12.2025. 19:25

Rama mbledh PS e Tiranës për fundvit, ngre dolli për punën e çdo anëtari

Mbrëmjen e sotmë kryeministri Edi Rama në shoqërinë e drejtueses së PS për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim në kuadër të festave të fundvitit me socialistët e Tiranës.

Para drejtuese dhe anëtarëve të PS së kryeqytetit, i pari i qeverisë u kujdes që të ngrinte tre dolli, me të parën që ua dedikoi familjeve të të pranishmëve në këtë takim, e më pas edhe punës që çdo socialist ka bërë në terren.

“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tuaja! Të dytin dua ta bëj për të gjitha vajzat, dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë, dua ta ngre për të gjitha ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, për ata që janë në vijën e dytë, në vijën e tretë, që janë kryetarë të partisë, që janë kryetarë të organizatave”, u shpreh Rama, në fjalën e tij para socialistëve të Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)