“Po ata idiotët shqiptarë...”, Hoxha krah Mexhitit komenton mesazhin në WhatsApp: S’ka tymnajë që përçan vëllezërit!

Takimi vjen pas debatit që lindi si pasojë e publikimit nga deputeti demokrat Belind Këlliçi në rrjetet sociale të një fotoje nga një bisedë në grupin WhatsApp të Ambasadorëve të Shqipërisë, ku pretendohej se Hoxha kishte komentuar me fjalë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

27.04.2026. 15:33

“Po ata idiotët shqiptarë...”, Hoxha krah Mexhitit komenton mesazhin në WhatsApp: S’ka tymnajë që përçan vëllezërit!

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha priti sot në zyrën e tij në Tiranë një nga liderët e koalicionit VLEN, njëherazi kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në përpjekje për të sqaruar polemikat e krijuara ditët e fundit pas ngritjes së pretendimeve për një mesazh fyes nga ai ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Takimi vjen pas debatit që lindi si pasojë e publikimit nga deputeti demokrat Belind Këlliçi në rrjetet sociale të një fotoje nga një bisedë në grupin WhatsApp të Ambasadorëve të Shqipërisë, ku pretendohej se Hoxha kishte komentuar me fjalë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”, ishte mesazhi që sipas Këlliccit është shkruar nga Hoxha, por  Ministria e Jashtme i hodhi poshtë menjëherë këto pretendime.

Vetë Kryediplomati shqiptar gjatë deklaratës së përbashkët për media me Mexhitin, e cilësoi të gjithë situatën si një përpjekje për të krijuar tension artificial.

“U ngrit kjo tymnaja e u pamë! Jam i hapur për t’u takuar në çdo kohë, në çdo rrethanë, qoftë kur biem dakord, edhe kur nuk biem dakord, sepse edhe në familje ka mosmarrëveshje. Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen, mbi atë që duam të ndërtojmë, mbi atë që biseduam sot”, deklaroi Hoxha.

Ministri theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mbeten të forta dhe të pandikuara nga debatet politike.

“Janë të kapërcyera, të tejkaluara, sepse s’ka asnjë tymnajë që mund të hyjë mes nesh, s’ka asnjë tymnajë që mund të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët. S’ka asnjë gjë që ngrihet nga hiçi që të errësojë atë që është e përgjithshme, e domosdoshme, që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”, u shpreh ai.

Takimi mes Hoxhës dhe Mexhitit u fokusua gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit konkret mes Tiranës dhe Shkupit, duke rikthyer vëmendjen te projektet si Korridori VIII dhe interesat e përbashkëta të shqiptarëve në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)