Moti gjatë ditës së shtunë pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm në vend. Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri në pasdite parashikohen alternime vranësirash të pakta deri mesatare, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshje shiu me intensitet të ulët pritet të shfaqen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në zonat malore. Në disa zona malore nuk përjashtohen edhe shtrëngata të shkurtra lokale.
Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut pritet të ndërpriten në të gjithë territorin e vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në det valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1–2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)