Rej Manaj rikthehet në shtëpi, i jep fund aventurës në Emirate

Manaj rikthehet në futbollin turk. Futbollisti i Kombëtares synon të rikthejë Sivasspor në Ligën e Parë.

31.01.2026. 18:27

Rej Manaj rikthehet në shtëpi, i jep fund aventurës në Emirate

Në ditën e fundit të merkatos dimërore, Rej Manaj ka vendosur të rikthehet në kampionatin turk të futbollit për të vijuar karrierën e tij.

Futbollisti lushnjar luajti për pjesën e parë të sezonit në Al Sharjah dhe tashmë është pritur krahë hapur nga ekipi i tij i mëparshëm i Sivasspor.

Manaj mbërriti të shtunën në qendrën e ekipit turk, ku u prit nga një numër i madh tifozësh të Sivas të cilët e pritën me brohoritje.

Futbollisti i Kombëtares ndaloi për disa momente me ta dhe bëri foto e nënshkroi autografe për të pranishmit.

Sivasspor ndodhet në Ligën e Parë të kampionatit turk, por kjo skuadër dëshiron që të kthehet në Super Lig, aty ku ka qenë dikur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)