Rënia e frikshme që pësoi gjatë Olimpiadës Dimërore “Milano-Cortino 2026” i shkaktoi Lindsey Vonn frakturë në këmbën e majtë. Kampionia amerikane e skive u operua menjëherë në spitalin “Ca’ Foncello” të Trevisos. Pas incidentit, ajo u transportua me helikopter në Poliklinikën e Cortina-s, për tu transferuar më pas në spitalin e Treviso-s, ku u mor në kujdes nga një ekip mjekësh.
“Në orët e pasdites, atletja amerikane iu nënshtrua një ndërhyrjeje ortopedike për stabilizimin e frakturës së këmbës së majtë”, thuhej në komunikatën zyrtare të spitalin. Një tjetër buletin mjekësor pritet të publikohet në mesditë, për të përditësuar gjendjen e saj shëndetësore.
Aksidenti ndodhi gjatë garës së zbritjes së lirë në pistën “Olympia delle Tofane”, kur Vonn ra dhunshëm mbi dëborë pas vetëm pak sekonda pas startit. Gara u ndërpre menjëherë. Britmat e dhimbjes së skiatores amerikane thyen heshtjen në Cortina, duke shkaktuar shqetësim të madh mes sportistëve dhe publikut.
Në ditët e fundit, Vonn kishte deklaruar se kishte pësuar këputje të plotë të ligamentit të gjurit, gjatë garës së fundit të Kupës së Botës në Crans-Montana. Ajo u kthye në kohë rekord për Olimpiadën Dimërore, por ishte e pafat. “Lindsey Vonn ka pësuar një dëmtim, por gjendja e saj është e qëndrueshme dhe ajo është në duar të sigurta falë një ekipi mjekësh amerikanë dhe italianë”, bëri të ditur Federata Amerikane e Skive përmes rrjeteve sociale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)