Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Imazhi triumfues i Jutta Leerdam në vijën e finishit, me zinxhirin e hapur dhe reçipetat e Nike qartë të dukshme, ishte një operacion marketingu që mund të vlejë mbi një milion dollarë për atleten holandeze.
Sportisja hollandeze Jutta Leerdam mbetet në qendër të diskutimeve në olimpiadën dimërore, Milan-Cortina 2026. Pasi fitoi medaljen e artë në 1000 metra dhe medaljen e argjendtë në 500 metra, patinatorja 27-vjeçare po bën bujë për një marrëveshje shumëmilionëshe me markën e veshjeve sportive, Nike.
Ndërsa festonte në akull, Leerdam hapi zinxhirin e kostumit të saj të garës, duke zbuluar shkurtimish reçipetat sportive Nike poshtë tij, por ky detaj edhe mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi sponsori zyrtar i mallrave olimpike të Holandës është kompania FILA.
Imazhi i saj triumfues në vijën e finishit, me zinxhirin e hapur dhe reçipetat e Nike qartë të dukshme, ishte një operacion marketingu që mund të vlejë mbi një milion dollarë për atleten holandeze.
Pavarësisht këtij konflikti mes gjigantëve Nike dhe FILA, lotët që i rridhnin në fytyrë Juttës, së bashku me grimin e saj të prishur, janë bërë frymëzim për markat holandeze të kozmetikës dhe së shpejti mund të çojnë në bashkëpunime të reja e të frytshme për atleten.
Leerdam është bërë kryefjalë e mediave edhe pas polemikave rreth avionit privat që ajo mori për në Milano, thashethemeve rreth fejesës së saj me boksierin Jake Paul dhe qortimit që mori në shtëpi nga ish-futbollisti Johan Derksen.
“Ajo tashmë jeton si milionere, jo si një atlete olimpike. Nëse do të isha trajneri i saj, nuk do ta toleroja këtë sjellje të tmerrshme. Holanda po fillon të mërzitet me sjelljen e saj", ishte shprehur ai.
Eshtë mbyllur në fazën “play-off” të Conference League, rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës në futbollin europian.
21:47 14 h më parë26.02.2026.
Autori
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka dhënë dënimet në lidhje me incidentet në javën e fundit futbollistike.
19:48 15 h më parë26.02.2026.
Autori
Ndërsa është në moshën 41-vjeçare dhe ende vazhdon të luajë në nivelet më të larta të futbollit, Cristiano Ronaldo tashmë po mendon seriozisht për të ardhmen, teksa ka blerë 25% të aksioneve të klubit spanjoll UD Almería, që aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit.
12:59 22 h më parë26.02.2026.
Autori
Presidenti Trump zgjodhi të festojë suksesin e skuadrës olimpike të hokejit me double-cheeseburger, një prej ushqimeve tradicionale më të njohura në nivel botëror.
12:26 23 h më parë26.02.2026.
Autori
Profesionisti i disiplinës ushtarake u fokusua te një ide e qartë: lojtarët duhet të besojnë se mund të fitojnë kundër çdo kundërshtari në botë.
11:51 23 h më parë26.02.2026.
Autori
Një grup tifozësh të Torinos kanë ndërmarrë një protestë aspak të zakontë ndaj klubit të tyre, duke derdhur një kamion me jashtëqitje në hyrje.
21:13 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Skuadra italiane u bë një nga të rrallat ekipe që përmbys një disavantazh prej dy golash në fazën me eliminim direkt, duke shkruar historinë.
20:59 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Bujar Pllana mund të jetë lojtari i ri i Kombëtares Shqiptare. Mësohet se 24 vjeçari sapo është pajisur me pasaportë shqiptare dhe pret ftesën e teknikut Sylvinho.
20:37 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Interes nga kampionati më i fort në botë për Ernest Muçin, i cili po shkëlqen në Turqi me Trabzonspor.
15:47 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Komente (0)