Nuk ka medalje në Olimpiadën Dimërore për Shqipërinë, Lara Colturi e mbyll garën e dhjeta

Medaljen e artë në garën e slalom-it e fitoi amerikania Mikaela Shiffrin, ajo la pas zviceranen Camille Rast dhe suedezen Ana Swenn-Larsson.

18.02.2026. 21:00

Nuk ka medalje në Olimpiadën Dimërore për Shqipërinë, Lara Colturi e mbyll garën e dhjeta

Ëndrra përfundoi. Shqipëria e ka mbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore pa fituar medalje. Lara Colturi u pozicionua vetëm në vendin e 10-të në garën e slalomit në “Milano-Cortina 2026”.

Medaljen e artë në këtë garë e fitoi amerikania Mikaela Shiffrin. Ajo la pas zviceranen Camille Rast dhe suedezen Ana Swenn-Larsson, të cilat u ngjitën përkatësisht në shkallën e dytë dhe të tretë të podiumit. Lara Colturi ishte 2 sekonda e 68 të qindtat më e ngadaltë se Shiffrin.

Skiatorja me origjinë nga Italia, por që garon për flamurin kuqezi kishte arritur të renditej në vendin e 16-të në slalomin gjigant para garës së sotme. Semire Dauti nuk regjistroi kohë, pasi u eliminua më herët në garë, ndërsa Kiana Kryeziu, që përfaqësonte Kosovën, nuk arriti të përfundonte garën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)