Aksident i rëndë në tunel, mbi 80 makina përplasen në Itali

Një aksident i rëndë zinxhir është regjistruar në Itali, ku dhjetëra automjete janë përplasur brenda një tuneli në autostradën Messina-Palermo. Ngjarja ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka lënë disa persona të lënduar.

Burimi: Tgcom

17.03.2026. 18:58

Aksident i rëndë në tunel, mbi 80 makina përplasen në Itali

Një aksident i rëndë zinxhir është regjistruar në Itali, ku dhjetëra automjete janë përplasur brenda një tuneli në autostradën Messina-Palermo. Ngjarja ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka lënë disa persona të lënduar.

Sipas autoriteteve, rreth 80 mjete, përfshirë makina, furgonë dhe mjete të tonazhit të rëndë, u përfshinë në aksidentin masiv që ndodhi në tunelin Villafranca, në autostradën A20, në drejtim të Palermos. Aksidenti u regjistrua në segmentin mes Milazzo dhe Rometta, në zonën e Messinës.

Zjarrfikësit bëjnë të ditur se operacioni i ndërhyrjes është kompleks, për shkak të numrit të lartë të mjeteve dhe vendndodhjes së aksidentit brenda tunelit. Qarkullimi në këtë segment është bllokuar plotësisht për të mundësuar evakuimin e personave të përfshirë dhe menaxhimin e situatës.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish, të cilët po punojnë për të nxjerrë mjetet e bllokuara, për t’u ardhur në ndihmë personave të lënduar dhe për të siguruar zonën nga rreziqe të tjera, si rrjedhjet e karburantit.

Gjithashtu, në terren janë angazhuar edhe policia për menaxhimin e trafikut dhe kryerjen e veprimeve hetimore, si dhe shërbimet emergjente mjekësore për trajtimin e të plagosurve. Ende nuk ka një bilanc të saktë të gjendjes së tyre, ndërsa autoritetet vijojnë punën për normalizimin e situatës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)