Irani e konfirmon, djali i Khameneit është Lideri i ri Suprem

Media shtetërore në Teheran ka konfirmuar se i zgjedhuri për Lider Suprem të vendit është Mojtaba Khamenei, djali i të ndjerit Ali Khamenei.

Burimi: BBC

08.03.2026. 22:56

Irani e konfirmon, djali i Khameneit është Lideri i ri Suprem

Disa orë pasi Asambleja e Ekspertëve në Iran përfundoi procesin e zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem të vendit, media shtetërore në Teheran e ka konfirmuar se i emëruari është Mojtaba Khamenei, djali i të ndjerit Ali Khamenei.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën, ndërsa djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar edhe pse i lidhur fort me Gardën Revolucioknare.

Një deklaratë nga Asambleja e Ekspertëve u lexua me zë të lartë nga prezantuesi në televizionin shtetëror për të lajmëruar emrin e liderit të ri të vendit.

“Pavarësisht kushteve të vështira të kohës së luftës dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta të armiqve kundër këtij institucioni popullor, dhe pavarësisht bombardimit të zyrave të Sekretariatit të Asamblesë së Ekspertëve, që rezultoi në martirizimin e disa anëtarëve të stafit dhe anëtarëve të ekipit të saj të sigurisë, nuk u ndal as për një moment në procesin e përzgjedhjes dhe prezantimit të udhëheqjes së sistemit islamik”, tha ai.

Prezantuesi më pas bërtiti: “Allahu Akbar, Allahu Akbar, Khamenei është udhëheqësi”.

Mojtaba Khamenei i mbijetoi sulmeve ushtarake ndaj Iranit. Si Udhëheqësi Suprem i Iranit ai do të ketë fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore. Sipas sistemit të Iranit të vilayat-e faqih (kujdestarisë së juristit islamik) udhëheqësi suprem duhet të jetë një udhëheqës i lartë me autoritet politik dhe fetar.

Mojtaba Khamenei u zgjodh nga një këshill udhëheqës prej tre personash që u formua për të qeverisur vendin në një bazë të përkohshme menjëherë pas vdekjes së udhëheqësit suprem.

Aty përfshihen Masoud Pezeshkian, i njohur si Presidenti reformist i Iranit, por edhe kreu i gjyqësorit, i vijës së ashpër, Gholamhossein Mohseni Ejei, si dhe Alireza Arafi, jurist dhe kreu i Basij, një forcë paraushtarake vullnetare Khameneit që nuk u regjistrua kurrë publikisht.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, pas njoftimit për përzgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem në Teheran, Donald Trump reagoi duke thënë se edhe pasardhësi i Khamenesit "nuk do të zgjasë shumë" pa miratimin e SHBA-së.

"Ai do të ketë nevojë për miratimin tonë, përndryshe nuk do të zgjasë shumë. Nuk dua që ta bëjmë këtë përsëri pas pesë vitesh, ose edhe më keq, t’i lejojmë të arrijnë armë bërthamore", deklaroi Presidenti i SHBA-ve për ABC News.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)