Rëndohet bilanci i sulmit në Sidnei, 16 të vdekur dhe 40 të plagosur
Për 10 minuta, dy agresorë qëlluan mbi njerëzit që ishin mbledhur për të festuar festën hebraike të Hanukkah në një plazh të mbipopulluar në Sidnei. Bilanci i viktimave është i madh, me të paktën 16 të vdekur dhe 40 të plagosur, në një sulm që autoritetet e përshkruan si me motive antisemite.
Bilanci i viktimave nga sulmi i armatosur ndodhur në Sideni gjatë festës hebraike të Hanukkah është rritur disa orë pas ngjarjes, me autoritetet australiane që konfirmojnë se të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur, përfshirë katër fëmijë që ndodhen në gjendje kritike në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 me orën lokale, në plazhin e Bondi, të mbushur me qindra qytetarë dhe turistë, përfshirë pushues dhe sërfistë. Dëshmitarët raportuan se të shtënat zgjatën rreth 10 minuta, duke shkaktuar panik dhe frikë të madhe te njerëzit që vraponin për të shpëtuar, duke lënë pas sendet personale.
Shumë qytetarë mbetën të shtrirë në rërë ose bar pranë plazhit, ndërsa imazhe televizive treguan gjak dhe armë të braktisura në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve, sulmuesit ishin dy persona të veshur me të zeza, të armatosur me pushkë gjysmëautomatike. Policia e quajti incidentin "akt terrorist" me motive të qarta antisemitike.
Një nga sulmuesit u vra, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje kritike. Autoritetet po hetojnë për përfshirjen e një sulmuesi të tretë dhe kanë identifikuar një pajisje shpërthyese të improvizuar në një makinë të lidhur me sulmuesit.
Një kalimtar, Ahmed al-Ahmed, u identifikua si hero, pasi u përpoq të rrëmbejë armën e njërit nga sulmuesit dhe shpëtoi shumë jetë. Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means, dhe kryeministri australian Anthony Albanese e dënuan sulmin, duke e cilësuar si një akt mizor dhe një sulm ndaj gjithë komunitetit hebre në Australi.
Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi me armë në një plazh në Australi. Të shtënat mendohet se kanë ardhur nga dy persona gjatë një feste hebraike që po kremtohej në plazh.
"Ne jemi në një betejë kundër antisemitizmit global dhe e vetmja mënyrë për t'u përballur me të është ta denoncojmë dhe ta luftojmë", tha kryeministri izraelit pas sulmit me 12 viktima në një plazh në Sideni, të Australisë.
Rritet numri i viktimave në sulmin me armë gjatë festimeve të Hanukkah në Sidnei. Komisari i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist.
Sulmi konsiderohet më i rëndë në Australinë moderne ndaj komunitetit hebraik dhe ndodh në një kohë tensioni, pas një serie sulmesh antisemite që shënuan Australinë që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor 2023.
Komuniteti hebraik në Australi është i vogël, por i integruar, me rreth 150,000 anëtarë, shumica në periferitë lindore të Sidneit, përfshirë Bodmin.
Alex Rivchin, bashkëdrejtor ekzekutiv i Këshillit Ekzekutiv të Hebrenjve australianë, përshkroi ngjarjen si një tmerr të paparë dhe theksoi se këshilltari i tij për median ishte një nga të plagosurit.
10:28 - Babë e bir janë autorë të masakrës në Sidnei, autoritetet: 6 armë zjarri u përdorën në sulm
Foto: Facebook
Babë e bir janë dy autorët e masakrës në Sidnei, ku nga sulmi me armë mbetën të vdekur 16 persona dhe 40 të tjerë u plagosën. Sipas asaj që u njoftua nga shefi i Policisë së Uellsit Jugor, autoritetet nuk po kërkojnë autorë të tjerë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në plazhin Bondi, në perfieri të Sidenit.
Mediat australiane raportojnë se 50-vjeçari u vra nga policia në vendin e sulmit, ndërsa djali i tij 24-vjeçar mbetet në spital. Shefi i policisë thotë se 50-vjeçari kishte një leje për të përdorur armë dhe kishte në posedim gjashtë armë zjarri.
“Besohet se këto gjashtë armë zjarri u përdorën edhe në krimet në Bondi Beach”, thotë ai, duke shtuar se është i përkushtuar për të hetuar çështjen plotësisht.
Së fundmi, shefi i policisë thotë se dy oficerë policie të Uellsit të Ri Jugor mbeten në ruajtje në spital dhe se do të ketë një prani të shtuar policore në objektet e kultit.
People running as Two Shooters attack Jewish Hannukah event in Bondi Beach, Sydney, Australia. pic.twitter.com/uMrn6hWx2n
— Baatein Stock Ki (@BaateinStockKi) December 14, 2025
Bilanci i viktimave është i madh, me të paktën 16 të vdekur dhe shumë të plagosur, në një sulm që autoritetet e përshkruan si terrorist dhe me motive të qarta antisemite.
Sipas mediave të huaja, dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën, ndërsa katër fëmijë janë të shtruar në spital, disa prej të cilëve në gjendje kritike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë theksin tek stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe ndikimet globale të ndërprerjes së transportit detar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se veprimet ushtarake kundër Iranit kanë parandaluar një konflikt shumë më të madh global, madje edhe mundësinë e një lufte bërthamore.
Raportohet për kontakte të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit në ditët e fundit, mes tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Sipas mediave ndërkombëtare, një kanal komunikimi mes dy zyrtarëve të lartë është riaktivizuar.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka njoftuar se vendi është sulmuar të hënën nga raketa të lëshuara nga Iran, por shumica e tyre janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, ku deklaroi se Irani nuk e ka nisur konfliktin dhe nuk do të dorëzohet ndaj presionit.
Rrjeti elektrik i Kubës pësoi një kolaps të plotë të hënën, duke shkaktuar një ndërprerje të përgjithshme të energjisë në të gjithë vendin, njoftoi operatori kombëtar i energjisë.
Qeveria e Ekuador ka dislokuar më shumë se 75 mijë efektivë policie dhe ushtarë në katër provincat më të goditura nga dhuna kriminale, në një përpjekje të re për të luftuar bandat e trafikut të drogës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e vendit të tij për mungesë mbështetjeje në përpjekjet për të siguruar kalimin e anijeve cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, SHBA dhe Izraeli kanë goditur rreth 7 mijë objektiva dhe kanë ulur me 90 për qind lëshimet e raketave dhe me 95 për qind sulmet me dronë.
Komente (0)