Hamburgerat dhe pijet e gazuara dëmtojnë shëndetin mendor, rrisin rrezikun e depresionit

Aktiviteti fizik nuk mjafton për të neutralizuar efektet negative të një diete me ushqime të përpunuara dhe pije të pashëndetshme.

05.02.2026. 17:11

Hamburgerat dhe pijet e gazuara dëmtojnë shëndetin mendor, rrisin rrezikun e depresionit

Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta dhe pijeve të gazuara mund të ketë pasoja serioze për shëndetin mendor, duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe mirëqenien psikologjike. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Nutrition|.

Sipas studiuesve, ekziston një lidhje e qartë mes sasisë së ushqimit të pashëndetshëm të konsumuar dhe përkeqësimit të gjendjes mendore. Sa më shumë hamburgera apo fast food të jenë të parnishme në dietë, aq më të theksuara bëhen ndjenjat e lodhjes mendore dhe shqetësimit emocional.

Studimi tregon se personat që konsumojnë rregullisht ushqime të tilla përjetojnë ulje të përqendrimit, vështirësi në menaxhimin e emocioneve si dhe shenja të depresionit. Ndërkohë, studiuesit theksojnë se aktiviteti fizik nuk mjafton për të neutralizuar efektet negative të një diete me ushqime të përpunuara dhe pije të gazuara, duke nënvizuar rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme për shëndetin mendor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)