Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë një interviste për Pink Tv, kryetarja e Kuvendit serb, Ana Brnabiç deklaroi se një nga arritjet më të mëdha të vitit 2025 ishte shmangia e luftës civile në vend dhe për këtë ajo vlerësoi kontributin e presidentit Vuçiç.
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se arritja më e madhe e vendit gjatë vitit 2025 ishte shmangia e një lufte civile. Sipas saj, kjo u mundësua falë politikës “së mençur dhe të matur” të Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Gjatë një interviste për Pink TV, Brnabiç foli edhe për videon që u shpërnda në rrjetet sociale, ku një oficere policie shihej teksa kontrollonte dokumentet e një gruaje që ishte ankuar për bllokadat e rrugëve në periferi të Zemunit, në Beograd.
Pas publikimit të pamjeve, ndaj oficeres nisi një fushatë e ashpër nga disa tabloide, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kishte hapur procedurë hetimi për masa të mundshme disiplinore.
Megjithatë, vetë Brnabiç e cilësoi kontrollin e identitetit si skandal profesional dhe njerëzor, duke kërkuar që fokusi të ishte te personat që bllokuan rrugët.
“Pse nuk u ngritën akuza ndaj bllokuesve? Është e pabesueshme. Por kjo tregon qartë se suksesi ynë më i madh, absolutisht më i madhi i Republikës së Serbisë, është se falë Presidentit Vuçiç dhe politikës së tij të mençur, ne ruajtëm paqen dhe parandaluam konfliktin dhe luftën civile,” deklaroi ajo.
Brnabiç theksoi se pavarësisht tensioneve dhe presioneve politike, institucionet kanë qëndruar të bashkuara në ruajtjen e stabilitetit të vendit.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa pa nga afër prezantimin e robotëve humanoidë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd tha se vendi i tij mund të jetë i pari në Europë që do të fillojë prodhimin e robotëve të ngjashëm, duke nisur nga ky vit, me ndihmën e kompanive kineze.
15:13 7 h më parë02.02.2026.
Autori
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që lidhën emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.
14:51 8 h më parë02.02.2026.
AutoriNëntë viktima dhe 26 të plagosur është bilanci i një aksidenti pranë Antalias, në Turqinë Jugore.
14:30 1 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Policia greke ka ushtruar kontroll në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj, ku u gjetën sende të paligjshme.
21:35 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të LDK pasi i mbijetoi votëbesimit të anëtarësisë.
20:37 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave, Partia Demokratike do të ketë 22 vende.
12:42 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
21:58 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
13:40 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Atmosfera në stadium u karakterizua nga flakadanë, këngë dhe momente heshtjeje, ndërsa familjarë, miq dhe mbështetës të klubit nderuan kujtimin e të rinjve.
10:14 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)