Kush e vrau Jani Aliajn? Hetimet fokusohen tek shqiptari i njohur si "Niko"

Policia greke vijon hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos. Sipas mediave atje dyshimet janë fokusuar tek një tjetër shqiptar, nga Tepelena. Bëhet fjalë për Xhuliano Halili, 44 vjeç, i dënuar në shtetin helen me burg përjetë.

26.01.2026. 10:05

Halili ndodhej në të njëjtin sektor me viktimën dhe në qeli pranë tij. Ai rezulton i plagosur gjatë ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje.

Fillimisht, përgjegjësinë për krimin e mori përsipër një i burgosur grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili iu vetëdorëzua policisë duke deklaruar se ishte autori. Megjithatë, autoritetet kanë vënë re se në trupin e tij nuk ka shenja përleshjeje, ndërsa i vetmi i dëmtuar fizikisht në vendngjarje ishte Xhuliano Halili.

Xhuliano Halili, i njohur edhe me nofkën “Niko”, konsiderohet si një prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit në Greqi. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje me pagesë. Në vitin 2011, në Kalamata, ai akuzohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij të mitur, një krim i porositur për larje hesapesh nga krimineli grek Vasilis Varelas.

Hetimet vijojnë për të gjetur autorin e vërtetë të vrasjes së Jani Aliajt.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)