Tragjedi pranë brigjeve greke, roja bregdetare përplaset me gomonen me klandestinë, 15 viktima

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një gomone me emigrantë është përplasur me një anije të rojës bregdetare. Paraprakisht raportohen 15 viktima.

Burimi: Protothema

04.02.2026. 07:14

Tragjedi pranë brigjeve greke, roja bregdetare përplaset me gomonen me klandestinë, 15 viktima

Të paktën 15 emigrantë të paligjshëm kanë humbur jetën pranë brigjeve greke, në një ngjarje ku ka ende shumë paqartësi për shkak të përfshirjes në të dhe të një anijeje të rojës bregdetare.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë ishullit Xios në Egje, ku një gomone e mbushur me emigrantë po përpiqej të mbërrinte në tokë kur u pikas nga anija e rojës greke.

Menjëherë në det të hapur pati një ndjekje të gomones nga autoritetet greke, e cila përfundoi me përplasjen e dy mjeteve lundruese.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe disa anije të tjera të rojës bregdetare të cilët kanë nxjerrë në breg 24 emigrantë të paligjshëm, etnia e të cilëve është ende e paqartë. Ndërkohë që mendohet se në momentin e përplasjes së gomone kanë qenë 30 deri 35 emigrantë.

Policia greke bën me dije se disa oficerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja, teksa në zonë ka shkuar dhe një helikopter që po mbledh prova të mundshme që do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)