Policia e Korcës bën të ditur se dogana e Kapshticës prej orës 12.00-16.00 me orën greke do të ketë kufizime të lëvizjeve dhe kjo për shkak të protestës së fermerëve grekë.
“Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale "Kapshticë-Selanik", do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat. “, njofton policia e Korçës.
Sakaq, paraditen e kësaj të marte, policia e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar palën shqitpare se në aksin rrugor "Strugë-Qafë Thanë", rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën.
Për këtë arsye do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)