Fundjava rikthen kaosin në Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike në “ngushticën” e Bradasheshit

Rikthehen radhët në fundin e autostradës Tiranë-Elbasan, ku qindra makina bllokohen në “ngushticën” e Bradasheshit.

17.01.2026. 16:15

Fundjava rikthen kaosin në Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike në “ngushticën” e Bradasheshit

Sërish radhë të gjata makinash në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Qindra makina qëndrojnë në pritje për të kaluar “ngushticën” që mbyll autostradën, për të kaluar më pas në unazën e Elbasanit.

Shkak mendohet të jetë edhe njëherë fluksi i madh i qytetarëve që zgjedhin juglindjen e vendit për të kaluar fundjavën.

Situata është vështirësuar pas mesditës, kur janë vendosur dhe disa efektivë policie për të menaxhuar trafikun e rënduar.

Kjo situatë tashmë përsëritet prej kohësh në këtë aks rrugor, çka e bën emergjente ndërhyrjen  e qeverisë për të gjetur një zgjidhje dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)